Vijon të jetë shqetësuese situata nga zjarri në Peqin. Përveç forcave në terren, ka nisur tashmë edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter për të bërë të mundur vënien në kontroll dhe izolimin e plotë të flakëve. Vatra e zjarrit ndodhet në fshatin Galush, Njësia Administrative Përparim, ku janë përfshirë nga flakët sipërfaqe me ullishte, shkurre dhe bimësi të ulët.