Pensionistët që vazhdojnë të punojnë dhe paguajnë sigurime shoqërore mund të përfitojnë në të ardhmen nga kontributet që derdhin. Qeveria po shqyrton mundësinë që këto kontribute të sjellin një rillogaritje të pensionit ose një pagesë shtesë për çdo vit sigurimi pas daljes në pension.