Sa më shumë detaje dalin në dritë, aq më e dhimbshme bëhet drama e tre të rinjve të marrë peng nga Hamasi të cilët si për ironinë më të madhe të fatit, nuk vdiqën nga duart e atyre që i kërcënonin jetën, por nga armët e njerëzve të cilët duhet t`i shpëtonin. Yotam Haim, 28 vjec, Samer Talalka, 22 dhe Alon Shamriz, 26 u qëlluan e u vranë nga forcat izraelite në lagjen Shejaiya të qytetit të Gazës.