Kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta e dhunshme, që vijon prej pesë ditësh, frymëzohet nga zhvillimet në vende të tjera të botës. Sipas tij, veçantia e Shqipërisë qëndron në faktin se këto ngjarje ndodhin në një moment kur vendi është pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2030.