"Ngjarja ka ndodhur në rrethana të pakuptueshme, pasi deri diten e vrasjes, cifti nuk kishte asnje problem ndaj duhet kryer një ekspertim psikiatrik." Me këtë argument u paraqit para Gjykatës së Shkodrës avokati mbrojtës i Shqefen Ziçit, 64-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me armë gjahu.Katër ditë pas ngjarjes, i dyshuari doli para trupit gjykues për t'u njohur me masën e sigurisë.