Top Channel/Pendarovski i jep mandatin Xhaferit/Maqedoni e Veriut, të dielën votohet qeveria teknike
26/01/2024 23:09

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i dorëzoi këtë të premte Talat Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike. Ish kryeparlamentari Talat Xhaferi do të jetë I pari kryeministër shqiptarë në historinë e shtetit maqedonas. Ai theksoi se do t’i zhvillojë me përgjegjësi bisedimet për formimin e kabinetit të ri qeveritar dhe se në fokus do të ketë mirëqenien e qytetarëve. “Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit.”, shkroi ai në rrjetet sociale. Të shtunën Xhaferi do të depozitoj në Parlament programin së bashku me listën e emrave të kabinetit të tij, ku priten dy ministra të rinj, njëri prej të cilëve nga radhët e partisë opozitare VMRO-DPMNE. Dy emrat e rinj do të emërohen në krye të ministrisë së punëve të brendshme dhe tjetri tek çështjet sociale. Ndërkohë nga radhët e VMRO në kabinetin teknik do të jenë dhe tre zëvendës-ministra. Qeveria teknike do të votohet ditën e dielë në parlament. Seanca do të drejtohet nga Jovan Mitreski. Ai u zgjodh këtë të premte me 64 votat e shumicës parlamentare, pas dorëheqjes së Talat Xhaferit nga ky post. Ndërkohë 40 deputetët e opozitës votuan kundër tij. Gjatë mandatit 100 ditor, qeveria e talat xhaferit do të organizojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale që do të mbahen më 8 maj.

Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40