Pema 500-vjeçare në fshatin Drizar të Mallakastrës rrezikon te thahet pasi para 15 vitesh njëra nga degët e pemës gjigante është goditur nga rrufeja. Edhe pse pema është shpallur monument natyre dhe është në kujdesin e zonave te mbrojtura, nga institucionet përkatëse nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Ali Isufi, kryeplak i fshatit Drizar, disa herë ka kërkuar ndërhyrje.