Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Presidenti i Rusisë Putin e lavdëroi gruan e tij Melania gjatë telefonatës së tyre për të diskutuar armëpushimin në Ukrainë. Pasi foli me Putinin, Trump tha: “Putin sapo tha ‘ata e respektojnë shumë gruan tuaj’. “Thashë, po unë? Epo, atyre u pëlqen më shumë Melania. Kjo nuk ishte mirë, nuk e di nëse ishte mirë.” Komentet e Trump erdhën pak para nënshkrimit të Aktit “Take It Down”, të mbështetur nga gruaja e tij, i cili e bën të paligjshme publikimin ose kërcënimin për publikimin e imazheve ose videove seksuale pa pëlqimin e personit tjetër, duke përfshirë “deepfakes” të krijuara nga inteligjenca artificiale, sipas medias së huaj.