Top Channel/Pelegrini irlandez në Shqipëri/Përshkon më këmbë rrugët e lashta, për kauzën palestineze
22/07/2023 18:46

Mick Bowman u nis për në Palestinë nga porti i Calais më 16 prill të këtij viti. Qëllimi i ecjes së tij është për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e rëndë të refugjatëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Territoret e Pushtuara në Palestinë. Aktivisti irlandez që po përshkon në këmbë Evropën me destinacion Bregun Perëndimor në Azi ka mbërritur në Shqipëri. Në itinerarin e tij, 65-vjeccari Mick Bowman ka ndërthurur kalimin nëpër dy rrugë të lashta të Evropës, rrugën Francigena dhe atë Egnatia, dy rrugë simbol të peligrinazhit dhe shkëmbimeve të hershme kulturore dhe tregtare mes popujve. 65-vjeçari kaloi Francën, Zvicrën dhe Italinë për të mbërritur këto ditë në Shqipëri. Vendi ynë është një urë kalimi për të vijuar rrugën e tij të gjatë përmes Greqisë, Turqisë dhe Jordanisë për të arritur në Bregun e pushtuar Perëndimor në Palestinë. “Tani jam në gjysmë të udhëtimit tim për në Palestinë. Kam pasur gjithashtu mundësinë, në tre vendet ku kam udhëtuar, të flas gjerësisht për padrejtësitë e mëdha me të cilat përballet populli palestinez. Unë flas me kolegët e tjerë kur jam duke ecur”, tha Bowman ndërkohë që ndodhet në Shqipëri. Ekskluzivisht për Top Channel ai u shpreh: “Ideja për këtë më erdhi nga libri “Ecje për Jeruzalemin” dhe unë bëra itinerarin tim që ndërthuri rrugën Francigena me atë Egnatia, dy rrugë antike që vijnë deri në ditët e sotme si rrugë që afrojnë vendet dhe popujt.” Libri tregon historinë e një pelegrinazhi nga Londra në Jerusalem në vitin 2017-të, i cili shënoi tre përvjetorë të mëdhenj: 100 -vjetorin e Deklaratës së Balfourit; viti i 50-të i pushtimit ushtarak të Izraelit të territoreve palestineze dhe viti i dhjetë i bllokadës së Gazës. Kanë mjaftuar një palë këpucë të mira, pensioni i tij dhe një çantë shpine për të kryer shtegtimin e jetës, një rrugëtim i vështirë, 2 200 milje, në një verë me temperatura të çmendura. “Para se të dal në pension kam punuar për 3 vjet si këshilltar politik dhe për shumë vite kam qenë punonjës social për shëndetin mendor. Çështja e Palestinës ka qenë shumë e rëndësishme për mua dhe para se të ndërgjegjësohesha politikisht.” Për 12 ditë do të udhëtojë nëpër Shqipëri dhe ka mbetur i befasuar. “Nuk kam qenë kurrë më parë në këtë pjesë të botës, në Shqipëri. As në Maqedoninë e Veriut nga do kaloj dhe e gjithë kjo është një sfidë. Jam vërtet i kënaqur që përshkoj këtë udhëtim në këmbë dhe takoj e flas me njerëz për kauzën që përfaqësoj. Mendoj të kthehem sërish këtu.” Tani tre muaj pas udhëtimit, qëllimi është të tërheqë vëmendjen te pushtimi i Palestinës dhe të frymëzojë më shumë njerëz për të bërë fushatë për ndryshim. “Si çdo mbështetës palestinez, krimet e luftës të Izraelit në Jenin më tërbojnë. Kjo më bëri më të vendosur për të përdorur ecjen time për të rritur ndërgjegjësimin. Më ndihmon që të më mbajë të motivuar gjatë këtyre valëve të të nxehtit, të cilat ndonjëherë mund ta bëjnë ecjen shumë sfiduese”, tha ai. Sipas tij, tashmë ka një interes shumë inkurajues nga media shqiptare dhe mezi pret të ndërtojë ura komunikimi edhe në të ardhmen për të përshkallëzuar çështjen palestineze te sa më shumë njerëz. “Mësova rreth çështjes së Palestinës dhe u bëra aktivist për këtë kauzë. Mendoj që është një padrejtësi e madhe. Shumë palestinezë janë vrarë dhe mes tyre edhe shumë fëmijë. Komuniteti ndërkombëtar dhe kushdo që ka pak ndërgjegjie duhet të reagojë për të ndryshuar sado pak këtë situatë.”

Top Channel/ Zjarr në pikën e karburantit! Tiranë, Plagosen 3 punëtorë nga shpërthimi
09/09 12:46
Top Channel/ Avokatët bojkotojnë gjyqet, refuzojnë rregulloren e re në GJKKO
09/09 12:45
Top News – Nga siguria në shkolla te krimi/ Hita ‘shtrëngon’ Policinë e Korçës: Shtoni kontrollet!
09/09 12:38
Top Channel/ Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, administrata ndërpret punën, kufizohen shërbimet
09/09 12:30
Top Channel/ Mishi i pulës që shkakton tumor, antibiotiku është përdorur te shpendët në Brazil
09/09 12:28
Top News-Përshkallëzohet lufta tregtare mes dy vendeve. SHBA vendos embargo ndaj produkteve kanadeze
09/09 12:20
Top Channel/ Protestë kundër gurores, banorët denoncojnë ndotjen dhe rrugët e dëmtuara
09/09 12:18
Top News – Trump i pakënaqur me Netanjahun. SHBA nuk kundërshton sanksionet britanike ndaj kolonëve
09/09 12:17
Top Channel/ Rebelohet Qukësi, banorët kundër shkrirjes: Prrenjasi nuk bashkohet me Librazhdin
09/09 12:16
Top Channel/ Rama: Shqipëria e para në PISA! Rezultati i vitit 2025, dëftesë për nxënësit e mësuesit
09/09 12:16
Top Channel/ Bojkot në Gjykatën Administrative të Lushnjës, punonjësit protestojnë për pagat
09/09 12:14
“Po kush të pyet?!”/ Eskpertët: Dreka e darka luksi/ Njerëzit e Trump si në shtëpinë e tyre në Rusi
09/09 12:07
Top News- Serbia drejt zgjedhjeve parlamentare/ Vuçiç: do të mbahen më 25 tetor, fushata 46 ditë
09/09 12:04
Top Channel/ Mallakastër, riaktivizohen vatrat në Çërrilë, angazhohen 30 efektivë të ushtrisë
09/09 12:03
Top News- Përshkallëzohet lufta tregtare mes dy vendeve.SHBA vendos embargo ndaj produkteve kanadeze
09/09 11:54
Top News – Protestë kundër luftës së Trump/Në Seul kundërshtojnë përfshirjen në konfliktin me Iranin
09/09 11:54
Top News-Shpërthimi në karburant/Shkak rrjedhja e gazit, dyshohet nga goditja e një makine
09/09 11:38
Top News- Varrosën si ‘hero’ Ratko Mlladiç/ KE paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë
09/09 11:14
Top News – Testi PISA, Kryeministri Rama: Jemi të parët në rajon falë punës tonë
09/09 11:06
Top News- Dëbohen dy diplomatë serbë/ Shkak, nderimet shtetërore ndaj ‘Kasapit të Bosnjes’
09/09 10:30