Pedagogët protestojnë sot përballë universitetit Politeknik të Tiranës. Protesta sapo ka filluar ku kërkohen kushte më të mira pune dhe rritje pagash. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk i plotësohen, ata nuk do të nisin mësimdhënien më 17 tetor nëpër universitete. Sindikata e Punonjësve të universiteteve të Shqipërisë, i ka bërë thirrje të gjithë profesorëve, të bashkohen në protestë.