Rreth 5 mijë studentë kanë nisur sot vitin e ri akademik në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ndërsa rreth 1000 janë të regjistruar në vitin e parë. Pas ceremonisë zyrtare të nisjes së mësimit, dhjetëra pedagogë nuk kanë marre pjesë në mësim duke bojkotuar në shenjë proteste.