Edhe pse pedagogët ndalën bojkotin e procesit mësimor, ata kanë vijuar me protestat. Këtë të enjte sindikata u mblodh jashtë godinës së Kuvendit, kur në seancën parlamentare diskutohej buxheti i shtetit, që sipas tyre nuk ka reflektuar kërkesat për arsimin e lartë, një arsim më cilësor dhe investim në kërkim shkencor. “Nuk na dëgjuan në komisionin e edukimit dhe u detyruam të vijmë këtu të përsërisim kërkesat”, thotë një pedagog.