Parlamenti Europian e përfundoi seancën plenare kushtuar strategjisë së re të zgjerimit me një deklaratë për shtyp ku nenvizohet se eurodeputetët i kanë rekomanduar BE-së “reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësim dhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me shumicë të cilësuar në vend të unanimitetit që BE të jetë një lojtar global më i besueshëm dhe efikas.” rekomandohet po kështu që “negociatat e anëtarësimit të përfundojnë deri në vitin 2030” dhe që “asnjë alternativë nuk duhet të zëvendësojë zgjerimin e BE.”