Top Channel/ PE i vë kusht Serbisë: Sanksiononi Rusinë, ose rrezikoni rrugën për në BE
23/11/2022 17:47

Parlamenti Evropian kërkon që përparimi i Serbisë në negociata dhe qasja në fondet e bllokut, të kushtëzohen me harmonizimin e politikës së jashtme me Brukselin, përkatësisht vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. PE e bëri kërkesën e saj teksa miratoi Rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian. “Deputetët e PE besojnë se negociatat aktuale me Serbinë (për anëtarësim) duhet të përparojnë vetëm nëse ai vend mbështet sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Rusisë dhe shënon përparim të rëndësishëm në zbatimin e reformave”, thuhet në një njoftim të këtij parlamenti. Rezoluta e hartuar nga deputeti kroat Tonino Picula, thekson edhe nevojën për përparim në bisedimet Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që të dyja vendet në përparojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Serbia një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka theksuar në disa raste se nuk do ta bëj një gjë të tillë derisa Serbia nuk përballet me rrezik ekzistencial. Pamjet: AFP

Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12