Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke zhvilluar një aksion simbolik gjatë aktivitetit të sotëm. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje janë vendosur letra me mesazhin: “Respektojeni Kushtetutën, konstituojeni Kuvendin”.