Partia Demokratike denoncon rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri dhe i kërkon qeverisë të ndërhyjë menjëherë përmes lehtësive fiskale. Përmes një deklarate, deputeti i PD-së, Eno Bozdo, e cilësoi situatën si emergjente, duke argumentuar se çmimi i nafta ka arritur në nivele rekord dhe po rëndon si ekonomitë familjare, ashtu edhe bizneset dhe sektorin prodhues.