Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi pas mbledhjes së kësaj të marte se do t’i rikthehen jetës parlamentare për diskutimin e Projekt Buxhetit të vitit 2025. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një prononcim për gazetarët, u shpreh se kërkohet angazhimi i deputetëve të PD-së.