Top Channel/ Fieri “patate” e nxehtë, Noka fut në sherr Bardhin me Baçin para zgjedhjeve
03/09/2024 19:52

Në mungesë të Sali Berishës, i cili është dënuar të mos shkelë jashtë mureve te banesës së tij, me punët e partisë po merret Flamur Noka. Me zgjedhjet e pranverës në prag ethet elektorale po ndihen edhe ne selinë blu, në korridoret e së cilës po përfliten emrat e drejtuesve politik të cilët do të udhëheqin listat për deputet. Qarku i Tiranës është ende i hapur, por ujërat pritet ti trazojë Fieri, ku po mendohet të caktohet Gazment Bardhi duke spostuar Luan Bacci, raporton Top Channel. Ne emër të kryetarit për sa kohë ai do jetë në arrest shtëpie ka të drejtë të flasë vetëm Flamur Noka, i cili po i jep dorën e fundit listës së drejtues politik pak orë para mbledhjes së kryesisë të cilën e ka thirrur pasditën e së mërkurës . Por, nëse për qarkun Fier priten surpriza, për Shkodrën dhe Elbasanin nuk ka të tilla, Luaciano Bocci prej muajsh ka nisur punën në kryeqendrën e veriut, ndërsa Ervin Salianji zhvendoset nga Kavaja në Elbasan. Xhelal Mziu nuk i ndahet Dibrës dhe as Tritan Shehi Gjirokastrës. Oerd Bylykbashi nuk lëviz nga Durrësi ndërsa Agron Gjekmarkaj i besohet sërish Lezha. Shtyerja e afateve hetimore nga SPAK deri ne tetor ndaj Sali Berishën ka bërë që demokratët të marrin masa për fushatë edhe pa liderin, rolin e të cilit do e luajë Sekretari i Përgjithshëm i partisë Flamur Noka ndërsa po mendojnë edhe për radikalizim të qëndrimit me protesta që parashikohen të nisin në vjeshtë, raporton Top Channel. Të mërkun dhe te premten është vendosur thirrja e dy organeve më të larta vendimmarrëse të partisë Kryesisë e me pas Këshillit Kombëtar ku parashikohet jo vetëm zyrtarizimi i emrave të drejtuesve politik, por edhe forma dhe mënyra e protestave.

Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45