Top Channel/ PD padit Ballukun! Administratori i OSHEE i përgjigjet Bardhit: Abuzim politik
18/10/2024 19:46

Vjen reagimi nga Enea Karakaçi, administrator i OSHEE grup, pasi kreu i grupit, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat ka kërkuar nga SPAK hetimin e shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike. I ftuar në “Top Talk” nga Anxhelo Haruni në Top Channel, Karakaçi iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se janë akuza false dhe abuzime politike. Ndër të tjera ai tha se po hidhet pluhur mbi këtë sektor që është në mesin e një transformimi rrënjësor. Po ashtu ai tha se “paaftësia për t’u përgjigjur me punë, bën që të hedhësh pluhur mbi një sektor që është në mesin e një transformimi rrënjësor”. “Ju them që janë disa akuza false dhe abuzime politike që vijnë pasi denoncuesi është në të njëjtën zonë politik me zv.kryeministren, nga paaftësia për tua përgjigjur me punë dhe me debate politike, patjetër hedh pluhur mbi një sektor që është në mesin e një transformimi rrënjësor. Patjetër që është puna e tyre, ne vazhdojmë punën tonë. Unë si administrator jam i shqetësuar që sezoni i radhës vjen shumë shpjet dhe që duhet të jetë më i mirë se ky që kaloi. Akuza lidhet me shitjen e energjisë elektrike apo jo në bursën e energjisë. Kjo bursë është ere, ka rreth 2 vite. Në dy vite ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm. Jemi bashkuar me palën kosovare,. Që ka 12 kompani që janë të regjistruar në bursën shqiptare të energjisë. Jo të gjitha flukset e energjisë kalojnë në bursë. Bursa e parë në rajon është ajo e Serbisë, që është krijuar para 15 vitesh. Në bursë nuk bën blerje afatgjata, por afatshkurta. Dua të theksoj se gjithë kompanitë publike janë promotorët më të mëdhenj të bursës. KESH në dijeninë time bën çdo ditë tentativa në bursë. Bursa është akoma shumë e re. Pjesa më e madhe e operacioneve dështon pasi nuk ka kundërpalë që të blejë sasinë e energjisë.”, u shpreh ai.

Top News – ‘Po përdoremi si dekor’ / ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ bojkoton Samitin në Tiranë
13/04 12:04
Top News – ‘Diella nuk po bën detyrën’. Gazeta zvicerane: Politikanët po shfajësohen me IA
13/04 11:57
Top News- Hajduti ngec në dritare në Fier/ Humb jetën gjatë përpjekjeve për të vjedhur një banesë
13/04 11:39
Top News – Rikthehet makthi i zjarreve në Gramsh, thirrje për kujdes të shtuar
13/04 11:36
Top Channel/ Grabitësi u gjet i pajetë, flet vëllai i pronarit të shtëpisë: Me kapuç dhe me doreza..
13/04 11:22
Top News – Rruga ‘Shirokë-Zogaj’ hapet në maj. Investimi do ndihmojë zhvillimin e turizmit
13/04 11:21
Top News – Prodhimi i energjisë u ul në 2025-ën. Importet arritën 272 mln euro, shkak thatësira
13/04 11:14
Top Channel/ E rëndë në Fier! U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë brenda shtëpisë
13/04 11:12
Top News- Sot nis Samiti i IV i Diasporës! Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
13/04 11:01
Top News – Shqiptarët ‘besnikë’ të makinave me naftë. Kërkesë e lartë edhe për automjetet elektrike
13/04 10:53
Top News-Nafta godet transportin ndërkombëtar/Paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit e doganave
13/04 10:34
Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24