Dikur kundër miratimit të paqes fiskale dhe hyrjes në fuqi të këtij ligji I cili pritet tu falë miliardë lekë gjoba dhe kaamatvonesave bizneseve, partia demokratike u ka dalë në krahë subjekteve duke kërkuar zbatimin sa më të shpejtë. Në një deklaratë për mediat deputeti Eno Bozdo ngre shqetësimin e bizneseve se administrata tatimore po ju kërkon shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të cilat pritet të fshihen me paqen fiskale.