Top Channel/ PD-ja në rrugën e humbjes, kërkohet dorëheqja e Bashës
28/04/2021 09:11

Me kalimin e orëve dhe qartësimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të së djelës, humbja e Partisë demokratike po përvijohet haptazi, e bashkë me të, tani po kërkohet dhe faji për këtë situatë. Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli e drejton gishtin nga vetë kreu i saj, Lulzim Basha duke e bërë atë përgjegjës për faktin që forca politike ku aderon, arriti të marrë vetëm 59 mandatë. Kadilli kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Bashës, të cilin e cilësoi “një model tashmë të shteruar”, dhe shpalli kandidimin e tij për kryetar të partisë. “ Partia jonë dështoi në krijimin e mekanizmave dhe të besimit popullor për t’u përballur me të keqen. ..Ne nuk arritëm ta frymëzojmë mbështetjen e gjerë opozitare, dhe as elektoratin gri, për t’i dhënë votës forcën dhe vlerën që ka në demokraci….Ne nuk arritëm t’a kthenim në frymë ndryshimi zhgënjimin popullor…Rezultati negativ është i pamohueshëm…Ne duhet ta pranojmë se nuk kishim një propozim fitues për Shqipërinë. Alternativa jonë ishte vetëm kryetari i partisë, që u dëshmua përsëri e pamjaftueshme. Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shterruar. Me anë të këtij akti, ai jo vetëm njeh përgjëgjësitë për rezultatin, por edhe respekton një standard të vendosur në Partinë Demokratike nga paraardhësi dhe themeluesi i kësaj force, Sali Berisha”, ka shkruar Kadilli, i cili i bëri thirrje Kryesisë të mblidhet sa më shpejt për të përcaktuar modalitetet e garës për lidershipin e ri.

Kush e dha urdhrin për Veliajn? Dash Shehi zbardh bisedën me Ramën! Kush u kap në burg?
29/10 23:19
Fiks Fare, 29 tetor 2026/ Tatimet kërkojnë fatura, drejtoresha e tatimeve s’i jep! – Episodi i plotë
29/10 21:01
Edicioni Informativ, 29 Tetor 2026, Ora 19:30
29/10 20:09
Takimi i Erës dhe Albanit fsheh surpriza! Konkurrent i ri në Për’puthen, episodi i plotë, 29.10.2026
29/10 19:30
“Jam pronë e Mateos”, pse Xheneta shpërtheu ndaj Brikenës? Debati në studio…
29/10 17:42
“Ku e ke letrën?”Veliaj“shkund”PS-në!Telefonata që e çoi në Fier,prapaskenat dhe takimet me familjen
29/10 16:12
Edicioni Informativ, 29 Tetor 2026, Ora 15:00
29/10 15:38
Edicioni Informativ, 29 Tetor 2026, Ora 12:00
29/10 12:51
Trendi i ri i prindërve për telefonat fëmijëve/ Ku gabojnë ata? – Në Shtëpinë Tonë
29/10 11:38
‘Revolta e studentëve’- “Vetura luksi, zyra, paratë e arsimit në kohë krize”- Inside Story
29/10 11:23
Edicioni Informativ, 29 Tetor 2026, Ora 00:00
29/10 09:46
I kamufluar me kapuç! Arian Curri e thotë për herë të parë: Hyj mes protestuesve!
29/10 00:13
Fiks Fare, 28 tetor 2026/ HEC-i ‘kuçedër’ përpin ujin e Mirditës – Episodi i plotë
28/10 21:01
Edicioni Informativ, 28 Tetor 2026, Ora 19:30
28/10 20:10
Plas skandali! Zbulohet lidhja e fshehtë, Ana dhe Stivi të zjarrtë. Për’puthen, 28 tetor 2026
28/10 19:30
Ju prezantojmë mashkullin më seksi të 2026-ës! Lan, pastron & hekuros vetë!- Ftesë në 5, Pjesa 2
28/10 18:25
Edicioni Informativ, 28 Tetor 2026, Ora 15:00
28/10 15:43
“Rama u fsheh,Balluku s’ka burg”/Tan Hoxha plas deklaratat:“Veliaj po flet”, fuqia madhore në skenë!
28/10 15:22
Wake Up – Emisioni i Plotë, 28 Tetor 2026
28/10 11:08
“Kam 250 mijë foto në telefon ”/ Make up artistja shokon studion, “jam në stres mos më humbin”
28/10 10:59