Top Channel/ PD i ikin aleatët para zgjedhjeve!Opozita e përçarë dhe kandidatë të ndryshëm më 14 maj
22/02/2023 22:30

Trenin e Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve lokale po braktisin një nga një aleatë të rinj dhe të vjetër. Të parët që zbritën në stacion ishin Çamët e Shpëtim Idrizit duke krijuar një konfigurim të ri në Parlament që fuqizon kartonët e mazhorancës socialiste. Por, jo vetëm PDIU, edhe Dashamir Shehi aleat tradicional i Partisë Demokratike shpalli divorcin me demokratët duke krijuar një aleancë parazgjedhore me Bindjen Demokratike. “Bëjmë një derë, një adresë të re, për njerëzit që nuk janë të kënaqur me Berishën dhe Metën ne i ofrojmë një shanc ndryshe. Këto vetë si personazhe nuk janë më të besueshme për ndryshimin e Shqipërisë. Bëjnë rotacion, por jo ndryshim”, tha Dashamir Shehi kreu i LZHK-së. Kodi Zgjedhor që imponon listë të përbashkët për Këshilltaret Bashkiakë ka ndikuar edhe në kalkulimet elektorale të Agron Dukës, i cili ka vendosur të dalë i vetëm në zgjedhjet e pranverës. “Duke qenë se Partia Agrare Ambientaliste ka që në 2015 që nuk ka garuar as për zgjedhe parlamentare as për zgjedhje vendore atëherë menduam që patjetër duhet të shohim sesa besim kemi në elektorat. Të kandidojmë për Keshill Bashkiak, me siglen e Partisë Agrare Ambientaliste”, u shpreh Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste. Ndryshe nga aleatet e tij Sali Berisha sytë i ka drejt Bashkive, ku krahas rivalit socialist përballë do ketë edhe kandidatet e Enkelejd Alibeajt, i cili ka nisur fushatën në terren. Por, një vendim i Apelit tri ditë para skadimit të afatit për regjistrimin e subjekteve politike mund të përmbysë realitetin në selinë blu. “Më 3 mars, asgjë nuk do të ndodhë, do të zbatohet ligji. Sigla, vula, zemra e PD i takon këtyre njerëzve. Të pranojmë verdiktin e Gjykatës secila nga palët, unë do e pranoj, ne do e pranojmë“, tha Enkelejd Alibeaj. Nëse logo dhe vula zyrtare i mbetet trashigimtarit të Lulzim Bashës në PD, atëhere Ilir Meta pritet të jetë streha e vetme për kandidatët e Sali Berishës në betejën e pranverës.

Top News- Aktet e dhunës në protestë, nuk ka tolerim, mes akuzave dhe ajo e vrasjes në tentativë
01/11 10:45
Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16