Top Channel/ “PD, forca politike e të pamundurave”, Berisha: Bëmë opozitën më të fuqishme në 30…
18/01/2025 21:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Fier në aktivitetin e organizuar nga PD për 34 vjetorin e themelimit të kësaj partie në këtë qytet. Berisha u shpreh se PD është forca politike e të pamundurave, ndërsa shtoi se “menduan të na heshtin, por ne bëmë opozitën më të fuqishme që ka pasur Shqipëria në 34 vite”. Sakaq kryedemokrati foli për zgjedhjet e 11 majit, ku u shpreh optimist për fitore. “Pra, cilido që e konsideron veten demokrat, nuk duhet të harrojë se një vlerë themelore e kësaj partie është toleranca. Ne kemi bërë gjënë më të madhe. Do u tregoj një histori të shkurtër. Po vija nga Berati në Fier në vitin 1991 me Viktor Margilajn. Në një fshat, ishte muzg, një mësues me nja 30-40 fëmijë kishin bllokuar rrugën. Unë në fakt nuk e kisha kuptuar se kishin bllokuar rrugën. Shoh Viktorin unë, doli në breg aty, mirëpo ata që kishin nxjerrë fëmijët, harruan se fëmijët filluan të thonë ‘Sali Berisha’ me dy gishtat. I them, Viktor, ç’po bën aty. Jo, më thotë, kanë dalë të na gjuajnë, na kanë zënë rrugën. Pra, ne nuk u tërhoqëm nga këto, ne qëndruam sepse ishim të bindur se ne duhet të ofrojmë mirëkuptim dhe tolerancë ndaj qytetarëve shqiptarë. Përndryshe nuk bëheshim shumicë ne, përndryshe mbeteshim pakicë. Përndryshe nuk fitonim. Përndryshe nuk ishim forcë demokratë. Pse e evokova këtë? Pra, në qoftë se marrim historikun, çfarë na shërbejnë ne këto 3 vite? Këto tre vite na shërbejnë ne kaq, që ne jemi forca politike e të pamundurave, asgjë më shumë. Menduan të na shuajnë, ja ku jemi në këmbë. Menduan të na heshtin, ne bëmë opozitën më të fuqishme që ka pasur Shqipëria në 34 vite. Menduan të na izolojnë, sot vijmë forca politike më e mbështetur me tre rezoluta ndërkombëtare. Pra, demokrate e demokratë, pse na duhet ky 34-vjetor? Na duhet sepse tani nga forcë e qëndresës, do jemi forcë e fitores. Asgjë në botë nuk mund të ndalë vrullin tonë drejt fitores së 11 majit. Kurrë ndonjëherë fitorja nuk ka qenë në duart tuaja siç ka qenë kësaj here. Kjo fitore ka një kusht: të bashkohemi me çdo demokrat nga viti 1990 gjer sot, që do të rikthehet tek kontributi i tij. Asnjë nga ne nuk del jashtë teorisë së gabimeve. Çfarë është fanatiku, po të më pyesni mua? Fanatiku është një njeri që nuk pranon se gabon. Por ne pranojmë se gabojmë, ne i korrigjojmë gabimet. Po të jetë puna për krime, ne nuk pajtohemi. Por ne nuk jemi parti me krime, ne jemi parti me merita të jashtëzakonshme. Jemi përballur dhe përballemi. Prandaj dhe këtu nga Fieri, i bëj thirrje çdo demokrati, nga viti 1990 gjer sot, të bashkohemi në kontributet tona. Sepse Shqipëria në 34 vite nuk ka pasur periudhë më kritike se kjo. Ky regjim po shkatërron Shqipërinë. Për një moment ju ftoj të mendoni se çfarë mund të ndodhë me regjimin e Edi Rramës kur 1 milion e 100 mijë janë larguar vetëm në hapësirën e Shengenit, çfarë do ndodhë 4 vitet e ardhshme? Të paktën 1 milion do largohen dhe do bashkohen me ta. Së dyti, bashkimi ynë si kusht themelor për një front të madh me të gjithë qytetarët e Fierit, me të gjithë njerëzit punëtorë të këtij qyteti dhe të këtyre zonave, të cilët përjetojnë një regjim që i shfrytëzon me egërsinë më të madhe, të cilët përjetojnë një regjim që sillet ndaj tyre si një regjim kolonial. Po, po, si regjim kolonial. Që të jesh kryeministër, të vësh përpara taksat tuaja, paratë tuaja, 8.2 miliardë euro dhe të lesh për rrogat për qytetarët gjithsej 800 milionë euro, pra vetëm 10 përqind, dhe të lësh për 780 mijë pensionistë, 16 milionë euro, një të 512-tën e buxhetit, të lësh për fermerët shqiptarë gjithsej 31 milionë euro, në një kohë kur japin 19 përqind të gjithë prodhimit të brendshëm të vendit, asnjë kolonialist i pamëshirë nuk do e bënte këtë. Për vete, rrogat në stratosferë. Për vete, çarter. Për vete, Lubi Balluku biftekun 1 mijë euro. Ju jap fjalën e nderit se po të kishte imagjinuar një ministër i PD një gjë të tillë, pa dalë nga restoranti do merrte dekretin e shkarkimit.”, tha Berisha.

Top News – ‘Shkalla e Meritës’ në administratë. Rama-Do vlerësojmë punonjësit më të mirë në shtet
02/11 16:15
Top Channel/Cuçi: Mos mu hakërre mua, kjo si barsoleta me krimbin’, Kapri:Ulja e TVSH nuk do…
02/11 15:07
Top Channel/ Buxheti 2027/’Projekt i pabesë’, Kapri: Ndryshimi i TVSH ‘rrufe në qiell të pastër’…
02/11 14:58
Top Channel/ Buxheti 2027, Ministri Malaj prezanton prioritetet dhe investimet më të rëndësishme
02/11 14:35
Top Channel/ Kryeministri Rama prezanton planin e ri për administratën, tregon si të aplikoni për…
02/11 14:16
Top Channel/Rama:Besa dhe Pasqyra reflektim konkret për të lexuar atë që i nxori ata njerëz në shesh
02/11 14:15
Top Channel/ ‘Po ndërtojmë një administratë që t’i shërbejë Shqipërisë sot’, Rama: Kjo ministri…
02/11 13:52
Top Channel/ ‘Falë IA gjithçka do të jetë transparente’, Rama: Shkalla e Meritës një element që…
02/11 13:50
Top Channel/ ‘S’ka ‘hiq Lolin e sill Colin’ Rama: Shkalla e Meritës do mbështetet në instrumente…
02/11 13:49
Top Channel/ Vlerësimi mbi shkallën e meritës në administratë, Rama: Dallim sistemik për ata që…
02/11 13:41
Top Channel/ ‘Shembull në Rajon për teknologjinë’, Rama: Jemi grupi më i përparuar në…
02/11 13:38
Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09