Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit ka udhëzuar çeljen e një procesi zgjedhor në 71 degët e Partisë Demokratike. Një nga anëtarët e këtij Komisioni, Belind Këllici, pas përfundimit të mbledhjes me strukturat e degës së Beratit, tha për mediat se procesi ka nisur me datë 10 janar dhe pritet të përfundojë më datë 15 shkurt. Ai tregoi se ky është një proces i shumë pritur në Partinë Demokratike, për shkak se anëtarët e kësaj force politike, kanë pritur me padurim prej kohësh rifreskimin e strukturave të kësaj partie me qëllimin sipas tij për t’u përgatitur në përballjen më të shpejtë me Qeverinë dhe Edi Ramën.