Demokratët ndryshuan qëndrim. Dy javë para seancën plenare të 8 tetorit, ku socialistët kanë planifikuar miratimin e hartës së re territoriale me 46 bashki, grupi parlamentar demokrat depozitoi zyrtarisht draftin alternativ, që parashikon ndarjen e vendit me 100 bashki dhe ruajtjen e 12 rajoneve. Në relacionin prej 168 faqesh, kreu i grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, sqaron se varianti i demokrateve mbeshtetet te Decentralizimi Real dhe Autonomia Financiare, duke permiresuar qeverisjen vendore, pasi afron sherbimet te qytetari.