Numri një i inteligjencës shqiptare Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të SHISH në komisionin parlamentar të Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. U prit me këmbët e para, nga anëtarët e opozitës Klevis Balliu dhe Flamur Noka duke e akuzuar se agjentët e SHISH, kanë hyrë brenda në protestë duke mbledhur informacione për kryeministrin Edi Rama.