Top Channel/ PD akuzon Ramën/ Sekretari për çështjet ligjore: Kryeministri përvetësoi prona në Vuno
02/08/2024 19:37

Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka regjistruar 22 ha tokë në Vuno në mungesë të dokumentacionit. Sekretari për çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso theksoi se qeveria përmes ndryshimit të kuadrit ligjor në periudhën 2016-2020 i ka hapur rrugë familjes së kryeministrit që të regjistrojë pronën në ATP pas vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe jo ta rishqyrtojë atë siç parashikonte ligji i mëparshëm. “3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka; Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro.”-deklaroi Kaso. Këto deklarata, Rama i cilëson si propagandë dhe baltë ndaj familjes së tij dhe zotohet se do të ngre padi në gjykatë. Faktet e nxjerra nga PD, Rama thotë se janë ‘gropë ku ata do të bien vetë brenda’, ndërsa shton se “duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone – ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon – nuk i ka marrë ende çertifikatat e pronësisë. Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete”

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56