Partia Demokratike vazhdon ta konsiderojë publikimin e të dhënave sensitive të mbi 630 mijë shqiptarëve një krim i orkestruar nga kryeministri Edi Rama, si pjesë e një skeme kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Organizimin Dixhital në PD, Endri Hasa sqaroi se gjatë këtyre tetë viteve Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti Kombëtar për certifikimin elektronik dhe Sigurinë Kibernetike kanë shpenzuar mbi 160 milionë euro dhe sipas tij këto para janë paguar që të dhënat e shqiptarëve të jenë të sigurta.