Ekspertët bullgarë dalin me një tjetër variant për autobusin që u shkrumbua i tëri në autostradën e Strumës, duke marrë jetët e 45 personave- një tragjedi kjo që ka shokuar opinion publik shqiptar, maqedonas e bullgar.Fillimisht ishte thënë se autobusi ka qenë i ri, dhe përdorej prej tre vitesh. Por specialistët bullgarë pretendojnë se ai ka qenë shumë më i vjetër dhe përdorej prej të paktën 15 deri në 20 vjetësh.