Pezullohen nga detyra 3 punonjës të burgut të Peqinit pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në burgun e Peqin. Sipas hetimeve këta punonjës përfitonin vlera të ndryshme monetare nga lejimi i shitjes së drogës në burg, kjo e kryer në kohë dhe periudha të ndryshme. Veprimtaria e paligjshme është dokumentuar në të paktën tre raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. Ndërkohë që raportohet se janë nën hetim edhe disa punonjës të tjerë.