Ka hapur dyert në Cannes të Francës panairi më i rëndësishëm ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme, MIPIM 2026. Në këtë aktivitet që mbledh investitorë, zhvillues dhe institucione nga e gjithë bota, Shqipëria po prezantohet me një pavijon të dedikuar që synon të promovojë potencialin e vendit në zhvillimin urban, turizëm dhe investime strategjike.