Sekretarja e brendshme britanike, Priti Patel u zotua të rinisë fluturimet e deportimeve drejt Ruandës, edhe pas bllokimit të tyre pas një ndërhyrjeje të minutës së fundit nga gjykatësit në Strasburg. Avioni i parë që do të nisej drejt vendit afrikan, u la në tokë pasditen e djeshme pak përpara ngritjes në ajër pas reagimit të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut.