Në Vlorë është zhvilluar sot një aksion masiv për pastrimin e zonës bregdetare, dhe pyllit të Sodës në prag të sezonit turistik. Në këtë aksion kanë marrë pjesë nxënësit, banorët dhe forcat e armatosura. Nisma synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar dhe pritet të vijojë edhe në javët në vijim, ku përvec plazheve do përfshihen edhe zonat e banuara.