Top Channel/ Pastrimi i ujërave të Durrësit, BE dhe Franca japin 118 mln euro
09/09/2026 22:59

Bashkimi Evropian dhe Franca do të investojnë një shumë prej 118 milionë eurosh për përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të ndotura në Durrës. Projekti pritet t’i japë qytetit bregdetar një sistem të ri të trajtimit të ujërave të ndotura, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Projekti financohet përmes një granti prej 85 milionë eurosh nga BE-ja, të ofruar përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe një kredie sovrane prej 33.4 milionë eurosh nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD). Projekti do të zbatohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). “Aktualisht, vetëm rreth 20% e ujërave të ndotura të qytetit të Durrësit trajtohet në përputhje me standardet e BE-së, duke kontribuar në një ndotje të konsiderueshme të bregdetit Adriatik dhe kosto më të mëdha mjedisore, ekonomike dhe shëndetësore. Projekti do t'i adresojë këto sfida duke rritur mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të ndotura me 85%, si dhe duke krijuar rrjete të ndara të ujërave të shiut dhe ujërave të ndotura në qendrën historike të qytetit”. Delegacioni i BE në Shqipëri Punimet e projektit pritet të fillojnë në vitin 2027, ku parashikohet që 100 mijë banorë të rinj të lidhen me rrjetet e kanalizimeve, pasi kapaciteti i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura do të përmirësohet në ekuivalentin e një popullsie prej 350 mijë banorësh. Gjithashtu, projekti do të kontribuojë për përafrimin e Shqipërisë me standardet mjedisore evropiane sipas Kapitullit 27 të negociatave të anëtarësimit në BE.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36