E gjithë Tirana është përfshirë sot në një aksion vullnetar pastrimi, në të 27 Njësitë Administrative të saj. Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës, vullnetarë nga shkollat e kryeqytetit dhe qytetarë, i janë bashkuar thirrjes për të pastruar njësinë, lagjen apo pallatin e tyre. Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj u bë pjesë e këtij aksioni në rrugën nacionale Ndroq-Plepa, i shoqëruar nga nxënës vullnetarë të shkollave “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” dhe “Eqerem Çabej”.