Një iniciativë qytetare në Elbasan është organizuar sot për të pastruar Kodër Krastën, vendin me të frekuentuar, por edhe më të ndotur të qytetit. E kthyer në destinacion për ecjet e mëngjesit dhe mbrëmjes, por edhe për organizimin e piknikëve, shumë shpesh Krasta mbulohet nga mbeturinat. Qytetarët janë organizuar për ta pastruar dhe për të vendosur kosha, duke shpresuar që gjendja nuk do të degradoje sërish.