Për betejën elektorale në Shkodër të 11 Majit, Edi Rama ka zgjedhur një skuadër me emra tërësisht të rinj, përveç ri-kandidimit të Edona Bilalit dhe Frrok Gjinit. Gjatë prezantimit të tyre, nga kryeqendra e veriut të Shqipërisë, Edi Rama jo vetëm që nuk i mori në mbrojtje të tijtë me probleme korruptuar por inkurajoi drejtësinë, të bëjë punë e saj në atë që e ka vlerësuar, si “pastrim të shtëpisë socialiste”.