Top Channel/ Pasi korri fitore, Rama shkon në Thumanë, flet për simbolin e ‘Pemës së Shpresës’
28/04/2021 14:23

Kryeministri Edi Rama menjëherë pas konfirmimit të mandatit të tij të tretë ka shkuar të vizitojë Thumanën, një ndër vendet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Rama ka vëzhguar nga afër procesin e punimeve dhe rindërtimit të shtëpive. Ai konfirmoi se puna ka vijuar me të njëjtin ritëm edhe ndërsa zhvillohej fushata elektorale, ndërsa shtoi se ‘punëtorët sikur e paskan ditur që zgjedhjet do fitoheshin nga PS’. Kryeministri foli edhe për një simbol të Thumanës, që mund të jetë një pemë e mbjellë në një strukturë shumë të lartë. Po ashtu ai nuk i ka kursyer edhe batutat duke thënë se Thumana do të ketë një ndër bashkitë më të bukura, madje edhe se vetë ajo e Erion Veliajt. Rama: Thumana na ka votuar shumë, Laçi nuk na ka votuar shumë, por ne të vazhdojmë t’i mbarojmë këto, se të gjithë janë shqiptarë dhe të futen në shtëpi më të mira. Do jetë kryevepër një pemë atje lart, pema e shpresës. Këtë siç është duhet parë më mirë nëse ka probleme strukturore dhe aty mbillet një pemë dhe bëhet super simbol i Thumanës. Paskat punuar fort këto tre javë, s’ka rënë ritmi fare. Këta e paskan dit që zgjedhjet do fitohen. Kjo pjesa këtu do të jetë bashkia e Thumanës dhe më siguri Thumana do të ketë Bashki më të bukur se edhe vetë ajo e lali Erit.

Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38