Top Channel/ Pashka në Greqi, Kryeministri: Festojmë me shpresën se pandemia po shkon drejt fundit
02/05/2021 12:13

“Krishti u ngjall” është dëgjuar në të gjitha sheshet para kishave ku miliona grekë janë mbledhur dhe kanë festuar ringjalljen e birit të Perëndisë pas një jave hidhërimi për mundimet e Krishtit dhe kryqëzimin e tij. Ndër qytetarët e parë që kanë marrë flakën e shenjtë, nga kryepeshkopi i Greqisë Ieronimos ka qenë presidentja e Greqisë në një ceremoni që është zhvilluar si në shumicën e kishave të vendit në orën 9 të mbrëmjes të së shtunës për shkak të kufizimeve të pandemisë. Për besimtarët grekë, kjo Pashkë e Shenjtë, festa më e rëndësishme fetare e vitit, është fitorja e jetës mbi vdekjen, dalja nga errësira në dritë, nga frika dhe dëshpërimi, në shpresë. Në fjalimin e tij drejtuar kombit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për trishtimin e humbjeve nga pandemia duke dhënë shpresën se po shkohet drejt fundit të saj. “Këtë Pashkë, mendimet tona janë tek njerëzit që kemi humbur nga covid dhe tek ata që ende po e përballojnë në spitale. Fakti që vendi ynë mbetet në pozicionet e fundit në humbjet e jetës në të gjithë Evropën, nuk e zvogëlon trishtimin. Megjithatë, pasqyron dimensionin e rrezikut nga kjo pandemi. Përpjekjen e atyre që vazhdojnë të luftojnë në vijën e parë për shëndetin publik. Por edhe shpresën që u sjell të gjithëve dhurata e vaksinimit”, tha Kryeminstri grek. Megjithëse kishat sivjet janë të hapura, në kontrast me Pashkën e vitit të kaluar, kufizimet përcaktonin një numër të caktuar të besimtarëve, si brenda ashtu edhe në oborrin e tempujve fetare. Por gjithashtu prekin edhe pjesën tjetër të festimeve të se Dielës së Pashkëve, pasi vetëm një numër i caktuar i njerëzve lejohen në tryezën festive, ndërsa restorantet vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për dy ditë derisa të hapen duke shërbyer në fillim vetëm në ambientet e jashtme.

Top Channel/ Serbët, provokime në Srebrenicë: Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!
12/07 11:58
Top Channel/ Kujtohen viktimat e Srebrenicës! 30 vite nga ngjarja e çetnikëve serbë
11/07 15:13
Top News – Kur u shfarosën 8 mijë burra…Srebrenica, ‘turpi’ i Evropës, 30 vite nga gjenocidi
11/07 12:26
Top Channel/ Përkujtimi i Srebrenicës, 150 mijë persona pritet të marrin pjesë
11/07 12:13
Top News – ‘Integrimi nuk ndodh as në ëndërr’. Eurodeputetja greke-Në Shkup, maqedonas të rremë
10/07 11:38
Top Channel/ Lista Serbe kundër urave, qytetarët serbë: Nuk duam ura të reja, të hapet ajo e Ibrit!
08/07 15:19
Top News – Greqia përvëlohet, mbyllet Akropoli / Temperatura mbi 42 gradë, alarm i kuq për zjarre
08/07 14:48
Top News- Letra e hidhur e Trump për Vuçiç/ SHBA kërcënon Serbinë me tarifa shtesë
08/07 12:06
Top News – Marshi i Paqes në Srebrenicë / Mijëra njerëz kujtojnë viktimat e gjenocidit
08/07 11:56
Top Channel/ 30 vjet nga ngjarja, nis në Bosnje marshimi për Srebrenicën!
08/07 11:44
Top News- Mosbindje kokëfortë në Serbi/ Protestat masive në javën e dytë, Vuçiç nuk tërhiqet
07/07 16:33
Top News – Greqia ndalon punën nga i nxehti / Të gjithë në shtëpi nga ora 12.00 deri në 17.00
07/07 15:01
Top News – Një taksë për beqarët. Mickoski s’e ka seriozisht, por shpopullimi është problem
07/07 12:26
Top News – 450 mijë njerëz në koncert…Paralizohet Zagrebi nga simpatizanti i nazistëve
06/07 13:39
Top Channel/ Koncerti me simbolika naziste/ Marko Perkovic, Thompson mbledh gjysmë milioni kroat
06/07 10:55
Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35