Sfilatat e modës janë ndër shfaqjet më të pëlqyera të artit të të krijuarit dhe me vëmendjen që marrin, kanë fuqinë të përcjellin mesazhe të forta. Në Javën e Modës në Londër, u prezantuan koleksionet vjeshtë-dimër 2023-2024. Performancat këtë herë ishin unike, pasi krijimet e stilistëve të njohur si Jimmy Choo, Ross Griffiths, Malan Breton u prezantuan nga gratë me kancer.