Pas një pune intensive, zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit drejt lokaleve të tjera pranë zonës. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, pasi paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Megjithatë, pritet që hetimet dhe ekspertiza përfundimtare të përcaktojnë rrethanat e plota të këtij rasti.