Top Channel/ Pas vrasjes së policit në Maliq, ndodh tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, efektivi…
05/06/2026 20:07

Një ngjarje e rëndë është parandaluar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka tentuar të godasë me thikë efektivin e policisë, Loren Rama, si dhe t’i marrë armën e shërbimit. Sipas policisë, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari Dorian Kaso, në mënyrë të menjëhershme, i ka vënë në fyt thikën që kishte me vete policit Rama, i cili ishte në krye të detyrës duke menaxhuar trafikun rrugor. Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë. Menjëherë pas neutralizimit, ai është vënë në pranga, ndërsa i është sekuestruar edhe thika. I riu është dërguar në komisariat, ku pritet të japë dëshmi në lidhje me këtë akt dhe të sqarojë shkaqet që e kanë shtyrë ta ndërmarrë atë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, mbetur në tentativë, dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, shtetasin D. K., 38 vjeç”, bën me dije më tej policia e kryeqytetit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Kujtojmë se kjo ngjarje vjen në një moment me ndjeshmëri të lartë, vetëm një ditë pas vrasjes së efektivit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, gjatë një operacioni policor në fshatin Lozhan të Maliqit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. 34-vjeçari Mekolli ishte pjesë e grupit të policisë që kishte shkuar për arrestimin e Braçellarit, i cili prej kohësh fshihej në një stan në zonë. Sipas të dhënave paraprake, efektivët i kanë bërë thirrje të dorëzohej, por ai nuk iu është bindur urdhrave të policisë dhe ka hapur zjarr me armë ndaj tyre. Si pasojë e të shtënave, Enea Mekolli mbeti i vrarë në vend, ndërsa kolegu i tij, Edison Adri, 36 vjeç, u plagos rëndë. Efektivi i plagosur u transportua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u dërgua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, në vijim të operacionit, forca të shumta policore rrethuan zonën, ndërsa gjatë kontrolleve të kryera në ambientet e përdorura nga autori u gjetën armë, municione, dy dronë dhe radio të ngjashme me ato që përdor policia. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta publike dhe politike. Gjatë homazheve të mbajtura sot në Pogradec, xhaxhai i efektivit të ndjerë ngriti akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore dhe mënyrës së organizimit të operacionit. Me lot në sy, ai iu drejtua Presidentit Bajram Begaj duke thënë se “po vriten djemtë” dhe se krimi po sundon vendin. Ai pretendoi se kishte pasur disa tentativa të mëparshme për arrestimin e Braçellarit dhe kërkoi më shumë masa për mbrojtjen e efektivëve të policisë. Më tej, xhaxhai i Mekollit deklaroi se efektivët kishin shkuar në operacion pa mbrojtjen e nevojshme, duke pretenduar se në aksion kanë marrë pjesë vetëm gjashtë efektivë dhe se për këtë ngjarje duhet të mbajë përgjegjësi personi që ka urdhëruar operacionin. “Pa asnjë lloj mbrojtjeje. Personi që e ka urdhëruar duhet të përgjigjet para ligjit”, u shpreh ai pas ceremonisë mortore. Sot, familjarë, kolegë, qytetarë dhe drejtues të lartë të shtetit i dhanë lamtumirën e fundit efektivit të rënë në krye të detyrës gjatë homazheve të zhvilluara në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec. Në ceremoni morën pjesë Presidenti Bajram Begaj, përfaqësues të qeverisë, drejtues të Policisë së Shtetit dhe autoritete vendore. Pas homazheve, trupi i Enea Mekollit u përcoll drejt banesës së fundit dhe u varros në varrezat e fshatit Blacë, vendlindja e tij. Me kërkesë të familjes, ai nuk u preh në Varrezat e Dëshmorëve, por pranë vëllait të tij, gjithashtu efektiv policie, i cili kishte ndërruar jetë një vit më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Top News- Dimri ‘troket’ me dëborë në Tropojë, shiu sjell gurë dhe dhera në Kukës
26/09 13:55
Top News – Mijëra vende pune të humbura/ Industria e veshjeve dhe e këpucëve, në krizën më të thellë
26/09 13:53
Top Channel/ Aksident në Thumanë, tre mjete përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një 19-vjeçar
26/09 12:25
Top Channel/ Fasoneritë kërkojnë ndihmë, euro e dobët e kostot në rritje, kërkojnë ndryshime në 2027
26/09 12:19
Top Channel/ Dëborë në malet e Tropojës, shiu sjell gurë e dhera në disa rrugë të Kukësit
26/09 12:18
Top Channel/ 800 policë jashtë stadiumit, Shqipëri-Bjellorusi, kufizime pranë Arenës Kombëtare
26/09 12:14
Top News- Ndjekje si në filma në Durrës! I riu vjedh makinën, tenton t’i shpëtojë policisë por…
26/09 12:12
Top News- ‘Muri i lartë’ në Shkodër/ SPAK aksion, kapet Bledar Cafi, kërkohet Indrit Dokle
26/09 12:11
Top Channel/ “Muri i lartë”, SPAK dhe BKH në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për drogë
26/09 12:10
Top Channel/ Shpërthimi, vrau tre shqiptarë në Athinë, tre shqiptaro-amerikanë ishin me pushime
26/09 12:07
Top News- Bllokohet qarkullimi në disa rrugë, policia plan masash për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi
26/09 11:40
Top Channel/ SPAK aksion në Shkodër e Tiranë, Endrit Dokle shpallet sërish në kërkim
26/09 11:22
Top Channel/ Wendt mbërrin në Presidencë, ambasadori pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale Begajt
26/09 11:21
Top News – BE ‘lan duart’ nga Vlora Hyseni/ Rreshtohet krah SPAK: Nuk ka koment për procese në hetim
26/09 11:18
Top News-Aksident i rëndë në Fushë Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, dy të plagosur
26/09 10:42
Top News- Vjen i ftohti, reshje bore në Tropojë, zbardhen bjeshkët e Markofçës
26/09 10:15
Top News – Gurë e dhera në akset rrugore, reshje të dendura intensive në qarkun e Kukësit
26/09 10:14
Top Channel/ KE reagon për Vlora Hysenin: Kemi besim te SPAK, ka mbështetjen tonë
25/09 23:18
Top Channel/ Berisha thirrje të fortë demokratëve: Ripërtëritja jonë shpëton Shqipërinë
25/09 23:13
Top Channel/ Rama fjalim të fortë në OKB: Protesta u fabrikua nga trillime me izraelitë
25/09 23:04