Top Channel/ Pas valës shkatërrimtare të Covid, Indisë i afrohet cikloni “përbindësh”
17/05/2021 15:14

Nuk ka qetësi për Indinë e gjunjëzuar nga Covid 19. Teksa vendi bën llogaritë me viktimat e pandemisë dhe përhapjen e vrullshme të variantit të ri që i vendosi përpara një sprove të fortë autoritetet e sistemin e tij shëndetësor, rajonet perëndimore po përgatiten për mbërritjen e ciklonit më të fuqishëm që ka parë kjo zonë prej dekadash të tëra. Tauktae pritet të përplaset mbi rajonin e Guxharatit me një forcë shkatërruese. Përgjatë dy ditëve te fundit, stuhia ka lëvizur në rajonet bregdetare duke lënë pas 6 të vdekur e mijëra të evakuar. Ekspertët indianë të metereologjisë thanë se stuhia është intensifikuar ndjeshëm, duke u rreshtuar tani në kategorinë e një “cikloni tepër të rrezikshëm”. Si Guxharati, ashtu dhe Maharashtra, janë vënë në gjendje alarmi. Njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpitë, teksa priten përmbytje masive nëpër rrugë, dëmtim i linjave të tensionit të lartë dhe rrëzim pemësh. Një ciklon i ngjashëm në vitin 1998 vrau të paktën 4 mijë vetë në Indi, edhe pse mendohet se bilanci real i viktimave mund të ketë qenë shumë më i lartë.

Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38
Top Channel/ Shpenzoi miliona për republikanët, Musk: Ndihem budalla, nuk jam pjesë e MAGA-s
19/11 14:35
Top News -Putin-Xi-Trump 1 orë e gjysmë bashkë/ Marrëveshje me 4 pika mbi luftën e armët bërthamore
19/11 14:24
Top Channel/ Putin shkon në Kinë me valixhe bërthamore: Pse presidenti rus e merr me vete “Cheget”!
19/11 13:50
Top News – Elon Musk pranon: U tregova budalla/ Dha 500 milionë dollarë për republikanët në zgjedhje
19/11 13:38
Top News – Piktura e Van Gogh-ut thyen rekordin / Shitet në ankand për 190 milionë dollarë
19/11 13:23
Top News – Bota ndalet, vjen Grand Theft Auto VI / Tre milionë britanikë nuk shkojnë në punë
19/11 13:23
Top News – Anthropic debuton në tregje / Mbledh shumën rekord prej 81 miliardë dollarësh
19/11 13:21
Top Channel/ Fëmijët në Roblox, në rrezik, akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit
19/11 12:14
Top Channel/ Danimarka miraton paktin me SHBA-në, baza të reja ushtarake në Groenlandë
19/11 12:12
Top Channel/ Ura e Krimesë goditet sërish, sulmi i tretë ukrainas brenda javës
19/11 12:12
Top Channel/ Hakerët sulmojnë Komisionin Europian, Politico: Shënjestruan sistemin e pagave!
19/11 12:10