Top Channel/ Pas takimit, Lajçak lavdëron Vuçiçin: I gatshëm për uljen e tensioneve!
07/06/2023 11:49

Teksa zemërata e Perëndimit është lëshuar mbi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si nxitësi, sipas ndërkombëtarëve i tensioneve në veri, Aleksandar Vucic u shfaq në sytë e tyre si pajtues. Pas takimi të zhvilluar në Beograd me të dërguarit e SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe atë të BE, Miroslav Lajçak, kreu i shtetit serb u shpreh se vendi i tij ka qenë gjithmonë koherent ndërsa i kujtoi Prishtinës detyrimet që duhet të përmbushë, duke nisur nga Asociacioni. “Është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin atë për të cilën janë zotuar, e paras së gjithash të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”, ka shkruar ai në rrejtet sociale. Me dy diplomatët e lartë të BE dhe SHBA u takuan dhe përfaqësuesit e Listës Serbe e cila përsëriti kërkesat e saj për tërheqjen e policisë së Kosovës në veri, zgjedhje të reja dhe po ashtu krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lajcak përmes Twitter shpjegoi se i ka kërkuar politikanëve serbë që të marrin pjesë në zgjedhjet e reja të cilat do të mbahet në veri të Kosovës. “Në Beograd, së bashku me Escobarin patëm diskutime të gjata mbi situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk mund të pranohet kurrë dhe një zgjidhje politike e krizës aktuale, nevojitet urgjentisht. Ne e vlerësuam gatiashmërinë e presidentit Vucic për rtë dhënë kontributin e tij”, ka shkruar Lajcak.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20