Departamenti amerikan i Drejtësisë sanksionoi dhjetë individëve dhe dy entitete të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të akuzuar për kryerjen e akteve keqdashëse kibernetike, përfshirë kërcënime për publikim të dhënash në këmbim të parave, të njohura si sulme “ransomware”. Mes tyre janë tre individë që thuhet të kenë shënjestruar Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe shtete tjera. Behet fjale per Mansour Ahmadi, Ahmad Khatibi Aghda dhe Amir Hossein Nikaeen Ravari.