Stuhia e fortë që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës la pas gjurmë edhe në Sarandë, duke shkaktuar dëme në disa zona të qytetit. Pamjet e mëngjesit të së mërkurës tregojnë pasojat e motit të keq, me pemë të rrëzuara, degë të shpërndara në rrugë dhe dëmtime të dukshme në lulishten “Miqësia”, ndërsa në disa akse qarkullimi është vështirësuar.