Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lezhë, në lagjen Besëlidhja. Nga informacionet e para të siguruara nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, mësohet se biznese dhe mjete janë të dëmtuara. Shpërthimi është shkaktuar nga bombola e gazit dhe ka prekur dy bizneset ngjitur, tashmë e konfirmuar nga policia.