Top Channel/ Pas SHBA, Banka Qendrore Evropiane rrit normat e interesit me 0.25 pikë përqindjeje
04/05/2023 22:44

Banka Qendrore Europiane ka rritur normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje, më pak se rritjet e mëparshme, një shenjë kjo që tregon se kostot e huamarrjes në Eurozonë, mund të arrijnë së shpejti kulmin e tyre. Vendimi i BQE-së, i cili pasqyron rritjen e normës tremujore të Rezervës Federale të SHBA-së një ditë më parë, e çon normën bazë të interesit për euron në 3.25%, duke shënuar rritjen e shtatë radhazi, që nga mesi i vitit 2022. Bankat qendrore në të dy anët e Atlantikut, kanë rritur në mënyrë dramatike normat, që nga viti i kaluar, si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit. Normat e larta të interesit i bëjnë kreditë më të shtrenjta, gjë që mund të ngadalësojë kërkesën dhe të kundërshtojë normat e larta të inflacionit. Banka qendrore synon stabilitetin afatmesëm të çmimeve në eurozonë me një normë inflacioni prej 2%. Ndërkohë edhe Banka Qendrore e SHBA-së rriti normat e interesit në përpjekje për të stabilizuar cmimet. Rezerva Federale e rriti normën bazë të interesit me 0.25 për qind - rritja e dhjetë gjate 14 muajve. Banka paralajmeroi sakaq se kjo mund të jetë rritja e fundit e këtij lloji për momentin. Normat më të larta të interesit e bëjnë më të shtrenjtë blerjen e një shtëpie, huamarrjen për të zgjeruar një biznes ose për të marrë borxhe të tjera. Duke rritur këto kosto, zyrtarët presin që kërkesa të bjerë dhe çmimet të stabilizohen. Pamjet: AFP

Top Channel / Merz ul taksën e energjisë në minimumin evropian: Të dalim nga kriza e besimit
12/10 23:15
Top Channel / BE-Britani, drejt bashkimit! Burnham premton dialog serioz: Samit në nëntor
12/10 23:13
Top News- “Nëse kundërshtari zgjedh ta vazhdoj sulmin…”, komandanti amerikan i NATO-s mesazh Rusisë
12/10 22:49
Top News-Humbje kolosale në radhët e Rusisë. Mbi 50 mijë ushtarë të vrarë në front vetëm në shtator
12/10 21:15
Top News – Zelensky ‘kokëfortë’ me Trumpin. ‘Ne nuk poshtërohemi, jemi vend i pavarur’
12/10 20:45
Top Channel / Farage kërkon mbylljen e azilit. Lideri premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve
12/10 20:20
Top Channel/ Farage premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve nëse vjen në pusht
12/10 15:34
Top News – NATO paralajmëron prerë Rusinë: ‘Ju shkatërrojmë! Një sulm ndaj aleancës ‘i kotë’
12/10 15:18
Top News – Ndahet Nobeli në ekonomi / Dy amerikanë ‘punuan për stabilizimin e ekonomisë’
12/10 15:06
Top News – Vetëm 350 mijë makina kineze në vit / BE vendos kufizime për importet e mjeteve hibride
12/10 15:05
Top Channel/ Trump “ia vë syrin” oqeaneve: Ose Atlantiku, ose Paqësori të marrin emrin tim!
12/10 15:01
Top News – Kremlini hedh poshtë armëpushimin: ‘Zelenski nuk e meriton, duam marrëveshje paqeje’
12/10 14:52
Top News – Në pallate ‘të fortifikuara’, me bunkerë / Mohammed Bin Salman ‘i tmerruar’ pas sulmeve
12/10 14:49
Top News – Ndëshkon 1600 individë e kompani ruse / BE: ‘Të lidhur me pjesë për dronë dhe raketa’
12/10 14:46
Top News – Ferr flakësh në Paris / Shkrumbohet tregu historik, destinacion i turistëve
12/10 14:23
Top News – Kërcënim më i madh se Lufta e Ftohtë / Gjermania në rrezik, paralajmëron ministri
12/10 14:21
Top News – Google rrafshoi 300 hektarë pyll. Finlanda i pezullon punimet për dy qendrat ‘AI’
12/10 14:20
Top News – Polonia blindon shkollat në gjithë vendin / Dislokon 20 mijë policë pas sulmeve me thikë
12/10 14:10
Top News – 14 vjeçari qëllon drejtorin e shkollës / Tmerr në Francë, hap zjarr me armë gjahu
12/10 13:40
Top News – Një ushtri e NATO-s e një fuqi bërthamore / Luftë kundër Huthive, mbështetje për Riadin
12/10 12:17