Ndërkombëtarët po shtojnë presionin mbi Serbinë, por edhe mbi Kosovën për pranimin e planit franko-gjerman, të njohur ndryshe si propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Insistimi i tyre tregon gjithmonë e më shumë se ky po konsiderohet si propozimi final për mbylljen e një cështjeje të zvarritur prej vitesh në mungesën e një zgjidhjeje të pranuar nga të dyja palët.