Pas protestës së banorëve për bllokimin e kryqëzimit të njohur si ‘pushimi i shoferit’ në autostradën Lushnjë-Fier, punonjës të firmës që merren me mirëmbajtjen e rrugës kanë nisur punën për heqjen e barrierave metalike. Bllokimi i këtij kryqëzimi u bë mesditën e djeshme, me urdhër të ARRSH. Që prej ditës së djeshme banorët e zonës u indinjuan për këtë bllokim, i cili për ta është një shtim i kostos dhe kohës, pasi duhet të përshkruanin rreth 20 km më tepër për të shkuar në drejtim të Lushnjës.